Ballina Kryesore Francë-Kroaci/ Vjen barazimi, Perisic shënon supergol

Francë-Kroaci/ Vjen barazimi, Perisic shënon supergol

Po luhet finalja e Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë në  “Luzhniki Stadium” të  Moskës.

Franca ka zhbllokuar shifrat në finalen e botërorit Rusi 2018, duke shënuar në minutën e 18′.

Ka qenë Griezmann, i cili ka ekzekutuar një goditje dënimi, ku harkimi i topit devijohet me kokë nga Mandzukic duke shkaktuar autogol dhe duke kaluar Francën në avantazh.

Në minutën e 28′ ka qenë Perisic i cili ka shënuar me një gjuajtje të fortë nga brenda zone duke barazuar rezultatin në 1-1.

 
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook