Ballina Sport FSHF pasurohet nga suksesi i Kombëtares, ja shifra e çmendur nga UEFA

FSHF pasurohet nga suksesi i Kombëtares, ja shifra e çmendur nga UEFA

Liga e Kampionëve do të debutpjë në muajin shtator dhe UEFA ka folur në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave.

Me anë të infromacioneve zyrtare lidhur me kompeticionin, UEFA ka bërë me dije se nuk është bërë asnjë ndarje ekzakte e të ardhurave.

“Në javët në vijim do të ketë seminare të ndryshme, në të cilat do të bëhet e mundur ndarja e të ardhurave. Është një kompeticion që të mundësojë më shumë të ardhura sesa ndeshjet miqësore për federatat, mirëpo ende nuk ka një ndarje dhe përcaktim fiks”, thuhet në dokumentet zyrtare të publikuara nga UEFA.

“Për një federatë si e jona, për vetë ligën në të cilën bën pjesë, të ardhurat për pjesëmarrjen pritet që të jenë rreth 750 mijë euro, ndërkohë që pritet të ketë shpërblim për skuadrat që do të kualifikohen si të parat e grupit me rreth 750 mijë euro të tjera.

Pra, nëse sigurojmë vendin e parë në grup FSHF-ja do të përfitojë 1.5 milion euro”, shprehet FSHF.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook