Ballina Kryesore “Futbolli është një botë hipokritësh, isha pranë vdekjes dhe…”, lojtari i famshëm...

“Futbolli është një botë hipokritësh, isha pranë vdekjes dhe…”, lojtari i famshëm trondit opinionin publik me rrëfimin e tij rrënqethës

Tashmë luan me skuadrën turke të Antaliaspor, por në karrierën e tij ka luajtur për skuadra të mëdha në futbollin europian si Arsenal, Mancester City dhe Marseille.

Po flasim për mesfushorin e talentuar Samir Nasri, i cili ka bërë një rrëfim tronditës për “Canal +”.

Ai njihet si një nga mesfushorët më të talentuar në botën e futbollit, por shumë pak i dijnë vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Nasri foli për kohën kur luante në Francë me Marseille duke u shprehur se rrezikoi të humbte jetën nga një sëmundje e rëndë dhe askush nuk ju gjend pranë.

“Futbolli është një botë hipokritësh. Kur luaja te Marseja vitin e fundit, përfundova në spital për shkak të melingjitit dhe kam parë fytyrën e vërtetë të njerëzve. Pashë se kur gjithçka shkonte mirë, kur isha princi i vogël i Marsejës, ishin të gjithë aty pranë meje, por kur u sëmura, isha gati duke vdekur, ndodhesha tërësisht i vetmuar. Nga ai moment nisa të kuptoj se si funksionojnë gjërat në realitet. Këtë sjellje e vura re edhe te gazetarët”, rrëfen Nasri.

“Pasi u largova nga Arsenal, firmosa për Mançester Siti, fitova një mal me para dhe më quajtën mercenar. Kur bëhet fjalë për mua, atëherë jam mercenar, ndërsa kur bëhet fjalë për të tjerë, nuk vlen e njëjta gjë,” tha ish-lojtari i Mancester City dhe Arsenal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook