Ballina Bota Habit “Formula 1”! Ja me kë i zëvendëson ‘minifundet dhe takat e...

Habit “Formula 1”! Ja me kë i zëvendëson ‘minifundet dhe takat e larta’ që rrinin pranë pilotëve

Kompania e fuqishme amerikane “Liberty Media”, e cila prej më shumë se një viti ka blerë “Formula 1” ka marrë vendimin për të larguar shoqërueset e pilotëve dhe për t’i zëvendësuar ato.

Vendimi i marrë së fundmi ka sjellë polemika të shumta dhe pakënaqësi edhe të pilotëve, por është shoqëruar edhe me kuriozitetin se kush do t’i zëvendësojë shoqërueset bukuroshe.

Mesa duket ato do të zëvendësohen nga 20 fëmijë, të cilët do të përzgjidhen mbi meritat sportive në kategoritë e ulëta të garave, ose me short.

“Ky do të jetë një rast unik për këta fëmijë”, deklaroi në një komunikatë për shtyp, Sean Bratches, drejtor komercial i “Liberty Media”-s.

“Imagjinojini teksa vihen në krah të heronjve të tyre, të cilët përgatiten për fillimin e garës. Do të jenë me pilotët më të mirë në botë. Për ata dhe të afërmit e tyre do të jetë një eksperiencë e papërshkrueshme dhe e paharrueshme, një frymëzim për të vazhduar në botën e automobilizmit, për t’u stërvitur edhe më shumë, e sigurisht për të ëndërruar që një ditë të bëhen si heronjtë e tyre. Nuk besoj se ka mënyrë më të mirë frymëzimi për një brez të ri heronjsh në Formulën 1”, tha më tej ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook