Ballina Kryesore Historike/ Hakmerremi “dhëmbë për dhëmbë”, Shqipëria thyen Izraelin me dopjetën e Sadikut...

Historike/ Hakmerremi “dhëmbë për dhëmbë”, Shqipëria thyen Izraelin me dopjetën e Sadikut dhe golin e Memushaj

Një mbrëmje e paharrueshme kjo për kuqezinjtë. Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike 0-3 në Haifa duke u hakmarrë ndaj Izraelit pas humbjes së pësuar me të njëjtin rezultat në nëntor të vitit të kaluar në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer teksa e kanë dominuar kundërshtarin që nga fillimi i takimit.

Armando Sadiku i ka dhënë fillimisht avantazhin Shqipërisë kundër Izraelit duke shënuar një gol të bukur në minutën e 21 të takimit dhe mandej në minutën 44′ ai ka realizuar një gol fantastik me një goditje të fortë jashtë zonës. Ndërkohë goli i tretë u shënua nga Memushaj në minutën e 71-të pas një aksioni perfekt me kombinimin e Çikalleshit dhe Hysajt.

Me këtë fitore, Shqipëria mbyll ecurinë negative prej 5 humbjesh radhazi dhe ngjitet në vendin e 3-të në grup me 9 pikë, njësoj sa Izraeli, por me golavarazh më të mirë.

Komenti minutë pas minute

90+3′ Mbyllet ndeshja.

87′ Naço tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

83′ Zahavi tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Strakosha bën një hedhje fantastike dhe grushton topin për ta devijuar në goditje këndi.

82′ Shqipëria kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Kukeli, në fushë Veseli.

71′ Shqipëria shënon golin e tretë. Çiaklleshi dhe Hysaj bënë një kombinim mjaft të mirë dhe ky i fundit pasoi në zonë për Memushajn i cili shtyu topin drejt rrjetës.

70′ Shqipëria kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Sadiku, në fushë Çikalleshi.

68′ Sadiku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por pret Goresh.

67′ Izraeli kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Sahar, në fushë Benajun.

65′ Dasa tenton me një goditje diagonale nga hyrja e zonës, por pret Strakosha.

57′ Izraeli kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Rafaelov, në fushë Vered.

57′ Lila bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Tvathës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Sahar tenton me një goditje brenda zonës, por topi devijohet nga Mavraj, përplaset në shtyllë dhe shkon në goditje këndi.

53′ Shqipëria kryen zëvendësimin e parë. Largohet Roshi, në fushë Lila.

53′ Izraeli kryen zëvendësimin e parë. Largohet Golasa, në fushë Shehter.

51′ Sadiku kalon me vrap mbrojtësin e fundit izraelit dhe del i vetëm përballë portierit Goresh, por ky i fundit e arrin i pari topin duke i hequr sulmuesit shqiptar mundësinë e një golit tjetër.

46′ Fillon pjesa e dytë. Izraeli luan topin e parë.45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45+3′ Zahavi tenton me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por Strakosha është i vëmendshëm dhe grushton topin.

44′ Shqipëria shënon golin e dytë. Armando Sadiku realizon një gol fantastik me një goditje të fortë nga jashtë zonës, pasi i bëri një kontrollim fantastik me gjoks topit.

35′ Rafaelov tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

34′ Zahavi tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por Strakosha kontrollon i qetë topin.

30′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para pas golit të Sadikut.

22′ Shqipëria kalon në avantazh me anë të Sadikut. Roshi i pason topin në hyrje të zonës dhe sulmuesi godet fort drejt portës duke mposhtur portierin Goresh.

19′ Naço tenton me një goditje diagonale nga hyrja e zonës, por Strakosha bën një pritje mjaft të mirë duke e larguar topin në goditje këndi.

15′ Sadiku tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi pritet nga portieri izraelit.

12′ Naço tenton rrezikshëm nga shumë larg, por Strakosha arrin ta devijojë topin në goditje këndi.

10′ Ende asnjë rast i pastër për gol, por kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë më mirë.

5′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta të para, por Shqipëria duket më e motivuar se kundërshtari.

1′ Fillon ndeshja. Shqipëria luan topin e parë.

Shqipëria: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Berat Xhimshiti, Ledian Memushaj, Armando Sadiku, Burim Kukeli, Jamir Hyka, Mergim Mavraj, Naser Aliji, Odise Roshi, Amir Abrashi.

Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi