Ballina Sport Hysaj qëndron kokë më kokë me yje në renditjen e të pa...

Hysaj qëndron kokë më kokë me yje në renditjen e të pa lodhurve

Elseid Hysaj është në mesin e futbollistve që kanë luajtur më shumë ndeshje zyrtare gjatë 11 muajve të fundit në të gjithë Europën.

Të dhënat e CIES, Observatorit të Futbollit, i cili studion statistikat futbollistike, e rendisin mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare mes atyre që kanë prekur më shpesh fushën e lojës duke marrë për bazë të gjitha takimet e luajtura që nga data 1 korrik e vitit 2016.

Renditja e CIES sheh Hysajn në vendin e 32-të, me 52 takime të zhvilluara dhe 4473 minuta lojë, për të treguar edhe një herë se ai është ndër lojtarët që kanë luajtur më rregullisht në Europë në këtë sezon.
Hysaj rezulton të ketë luajtur të njëjtin numër ndeshjesh si Kristiano Ronaldo apo Robert Levandovski dhe më shumë takime se sa Serxhio Ramos apo Xhixhi Bufon.

Sipas përllogaritjeve të CIES, Hysaj është futbollisti i dytë që ka luajtur më shumë minuta mes atyre që aktivizohen në Serinë A, i kaluar vetëm nga Gonzalo Higuain i cili mes Juventusit dhe Argjentinës, regjistron 59 ndeshje dhe 4767 minuta.

Kryesimin e mban ylli i Atletiko Madrid, Antuan Griezman i cili ka luajtur gjatë 11 muajve të fundit 63 ndeshje dhe 5454 minuta, duke kryesuar renditjen.