Ballina Sport Iniesta hidhëron Barcelonën dhe tifozët,

Iniesta hidhëron Barcelonën dhe tifozët,

Iniesta akoma nuk e ka marrë vendimin që do qëndrojë në Barcelonë pasi t’i skadojë kontrata në qershor të 2018.

E ardhmja e Andres Iniestas mbetet e hapur pasi ai nuk e ka konfirmuar po’në e tij për të vazhduar karrierën në “Camp Nou”.

Hijet e para të dyshimit Iniesta ja hodhi Barcelonës të shtunën para Copa del Rey ndaj Deportivo Alaves, duke thënë se nuk është fare i sigurtë a do qëndrojë në “Camp Nou” pas skadimit të kontratës në vitin 2018.

33 vjecari, i cili ka luajtur vetëm në 13 ndeshje të plota në La Liga gjatë sezonit 2016/17, ka zbuluar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Kurrë nuk kam thënë se nuk do të rinovojë kontratën, por duhet të shikohen disa gjëra tjera, nuk ka të bëjë me çështjen ekonomike”, tha Iniesta, i cili të shtunën fitoi titullin e 30 me Barcelonën.

“Ka disa faktor që janë bërë së bashku, çështje personale, nuk ka qenë një sezon i lehtë. Duhet të marrë një vendim të ndershëm, një që është për të mirën e të gjithëve”, mbyll Iniesta.