Ballina Sport Interi, për të vazhduar historinë e skuadrave italiane në tokën magjike “Wembley”

Interi, për të vazhduar historinë e skuadrave italiane në tokën magjike “Wembley”

“Hera e parë nuk harrohet kurrë”. Sonte Interi do të bëjë debutimin e tij zyrtar në një nga impjantet që kanë bërë historinë e futbollit botëror: nga portreti Wembley, në fakt, Nerazzurrët nuk kanë kaluar asnjëherë, të paktën në gara zyrtare.

“Nuk ka kohë për t’u frikësuar”, tha Spalletti përpara sfidës se sotme, pavarësisht se Spurs kanë qenë në gjendje të mundin Celsin në ndeshjen e fundit të Premier League, duke i prishur rekordin Sarrit pas 12 rezultateve pa humbje te njëpasnjëshme.

“Ne nuk shkojmë në fushë për një barazim,” konfirmoi Perisic. Është e vërtetë se  Interit i mjafton vetem nje barazim për të siguruar kualifikimin në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Arritjet Italjane – Qe Wembley ka qene teatri i shfaqeve te arritjeve te medha te skuadrave italjane, kete e thote historia. Ishte viti 1963 kur Milani i Nereo Rocco fitonte per here te pare Kupen e Kampioneve, kunder Benfikes se Eusebio me dopieten e Altafini. Keto 30 vitet e fundit, ne vitin 1993, nje tjeter italjane festonte nje triumf te rendesishem, gjithmone ne token fatlume te Wembley: ishte Parma e Nevio Scala duke mundur Anversen 3-1 dhe fitonte Kupen e Kupave. Nderkohe vitin e kaluar Juventus vazhdonte serine pozitive te skuadrave italjane ne token angleze, duke mundur Totenham fale nje rezultati 2-1 e firmosur nga Higuain-Dybala, qe vlente cerekfinalen.