Ballina Sport Isco – Barcelona, e papritur çfarë ka ndodhur pas titullit të Realit...

Isco – Barcelona, e papritur çfarë ka ndodhur pas titullit të Realit (FOTO)

Barcelona duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Iscon.Barcelona është e gatshme të bëjë një ofertë finale për Iscon, në mënyrë që ta bind atë të largohet nga Real Madrid, shkruajnë mediat në Spanjë, raporton Gazeta BlicSipas ‘Don Balon’, Barcelona është gati të bëjë ofertë për Isco Alarcon, e cila do ta bënte atë spanjollin më të paguar te klubi, para emrave si Gerard Pique, Andres Iniesta e Sergio Busquets.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë asin e Real Madridit prioritetin numër një të klubit për afatin kalimtar të verës, përkundër deklaratave të tij se ai nuk dëshiron të largohet nga Bernabeu.25-vjeçari është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë për ekipin e Zidane, me madrilenët të cilët nuk e kanë humbur asnjë ndeshje sa herë që ai ka luajtur.Kontrata aktuale e Iscos me kampionin e Spanjës skadon në qershor të vitit 2018.