Ballina Sport Ja kush është skuadra shqiptare që luan në Itali, simboli i tyre...

Ja kush është skuadra shqiptare që luan në Itali, simboli i tyre shqiponja dhe Skënderbeu (Foto)

Nuk e kemi ditur por tani një lajm i sapo zbuluar na bën vërtetë krenar teksa shohim që skuadra shqiptare nuk ka vetëm këtu apo në Kosovë por dhe në fqinjët tanë të Italisë.

Skuadra quhet San Giorgio Piana dhe kjo skuadër merr pjesë tek kategoria e dytë siçiliane ku edhe mbahet si përfaqësuesja e komunitetit arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Abereshvet), në qytetin e Palermos. Mësojmë se përveç përfaqësimit atje në kampionat lojtarët veshin edhe fanellë me logot tona kombëtare ku dallohesh shqiponja tek stema e klubit dhe uniforma e tyre e cila është kueqzi.

Futbollistët janë të gjithë arbëresh dhe për më tepër tifozët i këndojnë këngë dhe kore heroit tonë të parë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut duke e bërë atë krenar edhe pas vdekjes së tij. Lojtarët dhe pse larg origjinës së tyre nuk flasin italisht por shqip dhe pse është shqipja e Skënderbeut dhe e gjuhës sonë të lashtë.