Ballina Sport Juve e finaleve të zeza. Reali shkruan historinë, fiton për të 12-ën...

Juve e finaleve të zeza. Reali shkruan historinë, fiton për të 12-ën herë “Champions League”

Real Madrid shkruan një kapitull të ri në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër, “Uefa Champions League”. Madrilenët kanë fituar trofeun e 12 në historinë e klubit duke mundur italianët e Juventusit me rezultatin 4-1 në finalen e luajtur në “Millenium Stadium” të Uellsit.
I pari që zhbllokoi shifrat ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 20-të ndërsa Manxhukiç pa kaluar shumë minuta nga goli i portugezit riktheu përkohësisht baraspeshën me një supergol. Por me të njëjtën mënyrë do ia kthente Casemiro në pjesën e dytë duke çuar galatkikët edhe një herë në avantazh.

Kur pritej një reagim nga bardhezinjtë, Ronaldo shënon golin e tretë në minutën e 64-ër duke hedhur në tapet kampionët e Italisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Asensio pak para përfundimit do realizonte golin e katërt për të stampuar shifrat përfundimtare.
Me trofeun e fituar, “galaktikët” vendosin disa rekorde që ndoshta do të duhen dekada për t’i thyer. Spanjollët bëhen e para skuadër që fiton për herë të dytë radhazi “Champions League” qëkur ky kompeticion mori këtë emër. Ndërsa në katër vitet e fundit kanë bërë të tyre 3 trofe me “veshë të mëdhenj”.
Fatkeqësisht për Juventusin kjo ishte finalja e 7-të e humbur në historinë e tyre në 9-të të tilla gjithsej, ndërkohë që vetëm 2 janë të fituara.
Skuadra e dytë me më shumi trofe është Milani me 7-të tituj të fituar.