Ballina Sport Kaçe rikthehet në kombëtare , tregon përplasjen me De Biazin

Kaçe rikthehet në kombëtare , tregon përplasjen me De Biazin

Dy nga mesfushorët e Kombëtares, Ergys Kaçe dhe Amir Abrashi kanë dalë sot në një konferencë për shtyp për median ku mesa duket kanë folur në lidhje me grumbullimin si dhe për marrëdhëniet që këta dy futbollistë kanë me trajnerin De Biazi. Kaçe dhe Abrashi janë shprehur pozitivisht dhe besojnë te fitorja në sfidën ndaj Izraelit. 

Kaçe është shprehur:

Marrëdhënia e Kaçes me De Biazin ?

“Besoj se në futboll gjithmonë ka luhatje, edhe unë nuk isha në gjendje shumë të mirë pasi ndryshova skuadër. Prandaj nuk isha pjesë e Kombëtares. Gjërat kanë ndryshuar tani dhe mendoj që jam më mire. Jam i gëzuar që u ktheva në Kombëtare.”

Për aventurën në Paoku dhe ofertat për të ardhmen?

“Kanë folur shumë gjëra për mua, po unë jam te Paok, kam 3 vjet kontratë, nuk e di çfarë do të ndodhë ne të ardhmen.”

Për repartin e mesfushës ?

“Skuadra para 1 viti ishte më mirë, mesfusha ishte shumë mirë dhe kemi bërë ndeshje mjaft të bukura. Mendoj që ka pësuar një rënie po shpresoj që në ndeshjen me Izraelin ta marrim veten dhe të kthehemi në formën e mëparshme.”

Entuziazmi në Kombëtare pas suksesit të vitit të kaluar?

“Besoj se në të gjithë skuadrat kështu ndodh. Jemi më të lodhur, duhet të bëhemi siç ishim më përpara dhe të shkojmë aq lart sa ishim. Kemi bërë shumë ndeshje të bukura dhe besoj se do vij prapë ai moment.”

Objektivat e Kombëtares dhe ndeshjet ne grup?

“Besoj se e kemi potencialin për ta mundur Izraelin dhe Maqedoninë. Objektiv kemi që të shkojmë në Rusi dhe jo vendi i tretë. Shpresojmë që të arrijmë dhe të kualifikohemi si vitin e kaluar.”

Gjendja fizike ?

“Unë fizikisht jam shumë mire. Ketë vit kam luajtur pak ndeshje në krahasim me sezone më pare. Jemi këtu të tregojmë se mund të bëjmë më mirë.”

ABRASHI

E vërteta e pakënaqësisë me trajnerin “Është që trajneri është ai që vendos, nuk jam i vetmi që dua të luaj, të gjithë duam të luajmë. Mesfushorë kemi shumë, edhe lojtarë të mirë Unë kam për detyrë të jap maksimumin në stërvitje. Pres momentin të jap maksimumin dhe të kem sukses.”

Polemikat në ndeshjen me Lihtenshtejnin?

“Unë skam pasur problem, normale që dua të luaj po nuk jam bërë nervoz. Ka rendësi që me Izraelin të marrim pikë.”

Mungesa e përqendrimi në skuadër?

“Jemi grup i mirë dhe me njëri tjetrin i kemi punët shumë mirë. Me ekipet e vogla është vështirë, sidomos kur ke arritur një sukses, pasi të gjithë duhet të japim maksimumin.” Për ndeshjen me Izraelin

“Duhet që të marrim besimin në sfidën ndaj Luksemburgut, do të shkojmë për të fitojmë në Izrael.” Ndryshimi nga sezoni i kaluar

“Kemi qenë një ekip shumë i fortë në aspektin defensiv. Shanset vijnë vet shpresoj të marrim rezultate pozitive në sfidat e radhës”.

Gjendja fizike ?

“Jam mirë, kam pasur disa ditë pushim. Jam në gjendje shumë të mirë”.