Ballina Personazhe Khabib rrezikon humbjen e dëgjimit dhe shikimit nga kjo sindromë

Khabib rrezikon humbjen e dëgjimit dhe shikimit nga kjo sindromë

Khabib Nurmagomendov mori një fitore të merituar përballë kundërshtarit të tij, Conor McGregor. Ndërsa ylli i momentit në UFC u vu re për një temperament të veçantë, por me siguri e keni vënë re edhe pamjen e njërit prej veshëve të tij.

Në fakt ai nuk është një problem i lindur, por Khabib vuan nga sindroma e veshit “lulelakër”, sipas asaj që bën me dije “The Sun”. Kjo sindromë shkaktohet nga goditjet e shumta në të njëjtin vend. Kështu enët e gjakut zgjerohen aq shumë sa “shpërthejnë” brenda lëkurës duke formuar kështu një mutacion ose më saktë një ind të ri në formën e lulelakrës.

Ndërsa simptomat më të shpeshta të kësaj sëmundje veçohen: Dhimje, ënjtje dhe deformim i veshit. Ndërsa mjekët për këtë sindromë theksojnë se rastet më të shpeshta janë të sportistëve që merren me kick-boks, boks etj. Ata bëjnë apel se ajo duhet kuruar në rast të kundërt çon deri në humbje të dëgjimit dhe shikimit.