Ballina Kryesore Kolumbia i thotë lamtumirë Botërorit, Anglia fiton falë portierit

Kolumbia i thotë lamtumirë Botërorit, Anglia fiton falë portierit

U luajt mbrëmjen e sotme ndeshja e vlefshme për 1/8 e Botërorit mes Kolumbisë dhe Anglisë në Otkrytie Arena.

Anglia ka kaluar në çerekfinale pasi ka mposhtur me penallti (3-4) skuadrën e Kolumbisë.

Golat në 90-minutësh

Ishte Anglia e cila kaloi e para në avantazh. Kane u rrëzua brenda zonës së 16 metrave dhe në këtë mënyrë fitoi penallti.

Pikërisht ishte vetë ai që ekzekutoi dhe nuk gaboi.

Është e pabesueshme por në sekondat e fundit të shtesës Kolumbia barazoi rezultatin përballë Anglisë.

Ishte Yerry Mina ai i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga Cuadrado.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook