Ballina Kryesore Komisioni i Apelit të UEFA-s lë në fuqi vendimin për Skënderbeun, reagon...

Komisioni i Apelit të UEFA-s lë në fuqi vendimin për Skënderbeun, reagon klubi korçar: Do ta çojmë çështjen në…

Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisionin i Etikës dhe Disiplinës për skuadrën e Skënderbeut, ku parashikohej pezullimi me 10-vite i klubit korçar nga çdo aktivitet europian si dhe një gjobë prej 1 milionë euro, pas dyshimeve për trukime ndeshjesh.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra korçare përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook-ut”. 

Në deklaratën për shtyp, thuhet se skuadra e Skënderbeut do të ankimojnë vendimin, duke e paraqitur rastin në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat të cilët sipas të cilëve hidhen poshtë të gjitha pretendimet për manipulime ndeshjesh nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Deklarata e plotë
Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për Shtyp
KF Skënderbeu

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook