Ballina Sport Komiteti ekzekutiv përcakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet për president...

Komiteti ekzekutiv përcakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet për president në FSHF

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot ditën kur do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të federatës, duke e bërë publike me anë të një postimi në faqen zyrtare të FSHF-së.

Në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, është përcaktuar sot data në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për president në FSHF. Vendimi i marrë është bërë publik me anë të një postimi në faqen zyrtare të FSHF-së.

Postimi i plotë:

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, sikundër edhe është njoftuar ka përcaktuar datën 07.02.2018 si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Kjo Asamble këtë radhë përvec pikave të rendit të ditës do të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhëshme. Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në hotel “Adriatik” në Durrës. Anëtarët e Komitetit përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë”, shkruan FSHF.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook