Ballina Kryesore Kualifikohen 5 skuadrat e para të play-off në Champions, Besnik Hasi, Hysaj...

Kualifikohen 5 skuadrat e para të play-off në Champions, Besnik Hasi, Hysaj dhe Ahmedi kualifikohen me skuadrat respektive

Faza në grupe më në fund u mbyll prej 3 shqiptarëve që luanin në skuadra që kërkonin kualifikim. I pari ishte Elseid Hysaj i cili u kualifikua plotësisht pasi kaloi Nice edhe në ndeshjen e dytë.

Napoli i Hysaj e mundi Nicen tek fusha e saj me rezultatin 2-0 ku mbizotëroi në lojë dhe pse francezët kishin lojtarë legjendar si Shnajder dhe Baloteli. Mbrojtësi ynë luajti gjithë ndeshjen. Ahmedi ndërkohë u kualifikua me Mariborin e tij ku bën surprizën ndaj skuadrës së Hapoel Ber Shevës. Ata shënuan që në pjesën e parë dhe kjo arriti ta dërgonte skuadrën në grupe falë rregullit të golit në fushë kundërshtare. 

Nga ana tjetër Besnik Hasi mbajti fajlën ndaj Olympiacos kur nënshkroi dhe arriti ta kualifikojë atë në grupe. Pasi eliminoi kampionët e Serbisë, Partizanin e Beogradit, ai arriti të kalonte dhe Rijekën e Kroacisë ku e mundi atë edhe jashtë fushe.

NDESHJET

Maribor-Hapoel Ber Sheva 1-0 (1-2)
15′ Viler

Nicë-Napoli 0-2 (0-2)
48′ Kajehon, 89′ Insinje

Rijeka-Olimpiakos 0-1 (1-2)
25′ Marin

Sevilja-Istanbul Bashakshehir 2-2 (2-1)
52′ Eskudero, 75′ Ben Jeder / 17′ Elia, 83′ Viska

Astana-Sëlltik 4-3 (0-5)
26’ (ag) Ajer, 48’ Muzhikov, 49’, 69’ Tvumasi / 33′ Sinkler, 80′ Ntçam, 90′ Grifiths

*Me të zeza skuadrat e kualifikuara në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Humbëset shkojnë në fazën në grupe të Ligës së Europës

**Në kllapa, rezultatet e ndeshjeve të para.