Ballina Sport Kualifikueset Rusi 2018/ Holanda thuajse e eleminuar, Portugalisë i duhet fitorja me...

Kualifikueset Rusi 2018/ Holanda thuajse e eleminuar, Portugalisë i duhet fitorja me Zvicrën për të siguruar kualifikimin, Belgjika në Botëror

Holanda ëshë thuajse jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018” duke dështuar për herë të dytë radhazi pas mungesës në Kampionatin Europian “Francë 2016”.

“Tulipanët” fituan 1-3 në Bjellorusi, por fitorja 8-0 e Suedisë ndaj Luksemburgut bën që në ndeshjen direkte, e cila do të luhet në Amsterdam pas 3 ditësh, të besuarive të Dik Advokat t’u duhet të fitojnë me 7 gola diferencë për të zënë një vend në “play-off”.

Franca mposhti 0-1 Bullgarinë dhe mbajti vendin e parë të cilin do ta sigurojë nëse mposht në ndeshjen e fundit në shtëpi Bjellorusinë.

Portugalia fitoi 0-2 në Andorrë, ndërkohë që Zvicra mposhti 5-2 Hungarinë. Në këtë grup gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit direkte mes tyre që do të luhet në Portugali. Skuadrës së Kristiano Ronaldos i duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar direkt, në rast të kundërt do kalojë Zvicra dhe portugezët do të luajnë në “play-off”.

Greqia fitoi 1-2 në Qipro dhe mori vendin e dytë në grup duke parakaluar Bosnjën. Mes tyre do të ketë një përballje direkte tashmë në Athinë pas tre ditësh për të vendosur skuadrën që do të luftojë për një vend në “play-off”. Aktualisht, Greqia renditet e fundit e vendeve të dyta çka e bën atë të mbetet jashtë “play-off”-it edhe pse mban vendin e dytë në grup.

LEXO EDHE:  Vendi më i vështirë për tu pushtuar, nuk do ta besoni se kush është

Më herët, Bosnjë-Hercegovina dhe Belgjika kanë dhuruar një ndeshje të çmendur në Sarajevë, e vlefshme për Grupin H të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Miqtë edhe pse e kanë siguruar kualifikimin, nuk falën aspak duke fituar me shifrat 3-4 një takim që dhuroi vetëm spektakël.

-GRUPI A
Bullgari – Francë 0-1
Matuidi 3′

Bjellorusi – Holandë 1-3
Volodjko 55′/ Proper 25′, Roben 84′ (11-m), Depaj 90+3′

Suedi – Luksemburg 8-0
Granqvist 10′ (11-m), 67′ (11-m), Berg 18′, 37′, 54′, 71′, Lustig 60′, Toivonen 76′

-GRUPI B
Zvicër – Hungari 5-2
Xhaka 18′, Frei 20′, Zuber 44′, 49′, Lishtajner 83′/ Guzmiks 59′, Ugrai 89′

Andorrë – Portugali 0-2
Ronaldo 63′, Andre Silva 86′

Ishujt Faroe – Letoni 0-0

-GRUPI H
Qipro – Greqi 1-2
Sotiriou 18′/ Mitroglu 24′, Tziolis 26′

Bosnjë dhe Hercegovinë – Belgjikë 3-4
Medunjanin 30′, Visça 39′, Dumiç 82′/ Meunier 4′, Batshuaji 59′, Vertonghen 69′, Karrasko 84′

Gjibraltar – Estoni 0-6
Luts 10′, Kait 30′, Zenjov 38′, Tam 52′, 66′, 77′

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook