Ballina Kryesore Kukësi arrin të ndalë Qarabagun e Agollit, mbrojtja e verilindorëve e pathyeshme

Kukësi arrin të ndalë Qarabagun e Agollit, mbrojtja e verilindorëve e pathyeshme

Kukësi është ndeshur me Qarabagun e Ansi Agollit, në sfidën e parë të vlefshme për raundin e dytë të eleminatorëve të Champions League.

Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Azerët pothuajse kanë dominuar ndeshjen, por kuksianët janë mbrojtur mjaft mirë, duke mos pësuar gol, shkruan “DuaLajm.com”.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Azerbajxhan, në 1 Gusht, ora 19:00, ndërkohë që rezultati mund të konsiderohet disi favorizues për kuksianët për të kaluar më tej,  megjithëse Qarabag konsiderohet si një skuadër tepër e fortë.

Kujtojmë që azerët u kualifikuan në fazën e grupeve të Champions League, në një grup tepër të vështirë, ku kundërshtarë kishin Romën, Atletico Madridin dhe Chelsea, duke e mbyllur të fundit në grup aventurën në Ligën e Kampionëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook