Ballina Sport Kukësi-Skënderbeu, Disiplina dënon ashpër Salihin dhe Osmanin , ndërsa Takaj përjashtohet 18...

Kukësi-Skënderbeu, Disiplina dënon ashpër Salihin dhe Osmanin , ndërsa Takaj përjashtohet 18 muaj nga futbolli

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar problematikat kryesore të javës së kaluar në futbollin shqiptar.

“Dualajm.com” mëson se ndeshja më e diskutuar është ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut e përfunduar 2-0 në favor të kuksianëve , fitore e cila i shpalli kampion.

Tefik Osmani , qendërmbrojtësi korçar është dënuar me 8 ndeshje , ndërsa Hamdi Salihi është dënuar me 10 ndeshje për sjellje antisportive ndaj gjyqtarit të takimit. Shkodrani i grisi kartonin e kuq gjyrtarit , ndërsa Osmani e kundërshtoi ashpër gjyqtarin e takimit.

Ndërsa Gerard Takaj , menaxheri i klubit korçar është dënuar me 18 muaj përjashtim nga futbolli. Takaj hyri në fushën e lojës kur korcarët morën kartonin e dytë të kuq , kur skuadra e Skënderbeut kërkoi penallti në sfidën ndaj kuksianëve.