Ballina Sport “Kur natyra të thërret…”, gjesti i pazakontë i yllit të Realit, lë...

“Kur natyra të thërret…”, gjesti i pazakontë i yllit të Realit, lë fushën për të shkuar në…

Episodet e çuditshme në fushat e blerta janë bërë një rutinë tashmë dhe shpesh historitë nuk i bëjnë më përshtypje tifozëve. 

Por një rast vërtetë i veçantë është shënuar në ndeshjen Eibar-Real Madrid, takim i vlefshëm për javën e 28-të të La Liga spanjolle.

Kur po luhej minuta e 73-të, kapiteni i Galaktikëve, Sergio Ramos as që nguroi të drejtohej me vrap në banjo.

Edhe pse skuadra po sulmonte për të gjetur rrugën e fitores, Ramos ka pasur nevojë që të shkonte në tualet dhe nuk ka nguruar që ta bëjë këtë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidan i kishte kryer të tria zëvendësimet.

Pesë minuta më vonë, mbrojtësi i Realit është rikthyer në fushën e lojës dhe dukej qartë që kishte hequr një barrë të rëndë, sepse edhe dialogu me trajnerin e tij, e tregonte qartë atë. 

“Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”, deklaroi Zidane në konferencën për shtyp.

Madje, edhe vetë mbrojtësi, me një postim pranoi: “Kur natyra të therrët…”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook