Ballina Kryesore LAJMI I FUNDIT/ Mesut Özil jep dorëheqjen nga Kombëtarja Gjermane

LAJMI I FUNDIT/ Mesut Özil jep dorëheqjen nga Kombëtarja Gjermane

Pasi u kritikua për foton që bëri me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, futbollisti Mesut Ozil ka vendosur të japë dorëheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë.

Ka qenë vetë mesfushori i Arsenal i cili e ka bërë të ditur vendimin e tij duke e deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që kohët e fundit kam marrë vec ndjenja racizmi dhe mosrespektimi.Racizmi nuk duhet kurrë të ekzistoj. Më parë e vishja fanellën e Gjermanisë me shumë krenari por tani nuk do e vesh më,” shkruan Ozil.

“Unë jam gjerman kur ne fitojmë, por jam emigrant kur ne humbasim. Kjo ndodh pasi edhe pse paguaj taksa në Gjermani, jap bamirësi në Gjermani dhe fitoj Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, unë prap nuk pranohem në shoqëri. Trajtohem si i “huaj”,” vazhdon më tej mesfushori.

Futbollisti theu heshtjen për herë të parë duke qenë tepër i “trishtuar” me këtë temë e ndërsa më parë u shpreh se do ta bënte sërisht foton me Erdogani nëse i jepej mundësia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook