Ballina Sport Letër motivuese nga trajneri Bogdani për përfaqësuesen U-19. (Foto)

Letër motivuese nga trajneri Bogdani për përfaqësuesen U-19. (Foto)

SHPËRNDAJE

Pas kualifikimit të lojtarëve tanë në gjysëmfinalen e “Lazio Cup” ish-futbollisti i kombëtares dhe aktualisht trajneri i përfaqësueses tonë U-19 Erjon Bogdani u ka shkruajtur një letër motivuese djemve kuq e zi.

“Cuna! Para 4 ditësh kur filluam grumbullimin njihesha vetëm me disa prej jush. Nuk ishim akoma skuadër por një grup i bashkuar rreth një objektivi të përbashkët, të cilin jua thashë që ditën e parë kur filloi grumbullimi. Ditë mbas dite, duke u njohur më shumë me njëri tjetrin, pashë që të gjithë kishit të njëjtin objektiv, pavarësisht se e shfaqnit në mënyra të ndryshme, vija re tek shikimet tuaja pasionin, impenjimin, energjinë dhe papritur, ajo që në fillim ishte thjesht një iluzion nuk ishte më e tillë, ajo që për të gjithë ne ishte një ëndërr po bëhej realitet.

Cuna, erdhi dita jonë! Futbolli dhuron shumë emocione dhe dje kur po ktheheshim me autobusin u emocionova shumë. Ju falerenderoj shumë për këtë. Ishte pikërisht ky moment ku kuptova që ai grup i bashkuar ishte kthyer një skuadër solide. Bashkë jemi të pathyeshëm! Ëndrra jonë vazhdon!,” – shkruan ai.

Pas fitores me ekipin slloven , Koper me rezultatin e përgjithshëm 2-1, duket se kjo është një mënyrë për ti frymëzuar pasi të shtunën me 27 maj, do të kenë ndeshjen e gjysmëfinales ndaj Sampdorias, e cila do të luhet në orën 11:00.

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakJuridiku barazon Mjeksinë, 5 vite dhe për të.
Artikulli tjetërZgjedhjet në rrezik , çfarë u bë me listat e PD ?