Ballina Sport Liga Kampionëve ja kush janë 22 skuadrat e kualifikuara deri më tani

Liga Kampionëve ja kush janë 22 skuadrat e kualifikuara deri më tani

Kampionatet kryesore në Europë janë mbyllur dhe kështu kemi 22 skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin e drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2017-2018.

Në Itali bileta e përhershme e Juventusit që u shpall kampion dhe po ashtu një biletë të drejtpërdrejtë ka marrë në duar edhe skuadra e Romës pas fitores 3-2 ndaj Genovas.

Ndërsa në Gjermani skuadrat që do të jenë direkt në grupe, janë Bajern Mynih, Rasenball Sport Leipzig dhe Borusia e Dortmundit.

Real Madrid, Barcelona dhe Atletico janë tre ekipet që morën kualifikimin direkt, ndërkohë që Anglia ka dërguar numrin më të madh të ekipeve në grupet e Ligës së Kmapionëve , plot 4 skuadra, Chelsea, Tottenhami, Manchester City dhe Manchester United që u kualfikua pasi fitoi Ligën e Europës.

Në Francë kalimi i drejtpërdrejtë i rezervohet vetëm dy vendeve të para dhe këto dy vende u pushtuan nga Monaco kampion dhe PSG. E njëjta situate edhe në Portugali, ku kualfikimin e drejtpërdrejtë e dërguan në kasafortë Benfica dhe Porto.

Në Rusi është Spartaku i Moskës që do të luajë në grupe, ndërsa në Ukrainë Shaktar Donetsk. Gjithashtu në Belgjikë e Holandë kalojnë drejtpërdrejtë vetëm ekipet kampione, pra Anderlechti dhe Feynoordi. Një vend ka edhe për ekipin turk te Besiktasit dhe zviceranët e Baselit.