Ballina Sport Marrëveshja me presidentit të klubit, Cana bëhet aksioner

Marrëveshja me presidentit të klubit, Cana bëhet aksioner

Arrihet marrëveshja e shumëpërfolur, Cana aksioner në klubin e Superligës.

Prej ditësh përflitej për një takim midis presidentit të klubit të Vëllazënimit në Kosovë dhe Agim Canës, babait të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Palët janë takuar dhe duket se kanë gjetur akordin që Agim Cana të bëhet aksioneri kryesor i klubit të Vëllazënimit të Gjakovës.

Në takim kanë marrë pjesë presidenti aktual i klubit, Shkëlzën Gashi dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët e klubit, pasi ekipi ka qenë prej kohësh në vështirësi ekonomike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook