Ballina Sport Mediat e huaja pasqyrojnë vendimin e Etikës lidhur me skuadrën e Skëndërbeut

Mediat e huaja pasqyrojnë vendimin e Etikës lidhur me skuadrën e Skëndërbeut

Vendimi që Komisioni i Etikës dha në dëm të Skëndëbeut duke se po kalon me shumë bujë. Mediat e huaja e raportojnë këtë ngjarje si një dënim të merituar për skuadrën Korçare pas mashtrimit dhe manipulimit të ndeshjeve.

“Marca”, një nga gazetat më të lexuara në spanjë e ka hedhur lajmin në faqen zyrtare me titullin: “Skënderbeut i heqin titullin kampion të para dy sezoneve”.

Gjithashtu media portugeze “Maisfutebol” i ka pasqyruar një goxha artikull lidhur me këtë çështje “Skënderbeu humb titullin e 2015-2016 dhe 12 pikë në sezonin e kaluar për mashtrim”, titullohet shkrimi i portugezëve në faqen e tyre në internet.