Ballina Sport Mesfushori “Young Boys”, Taulant Seferi bëhet pjesë e Kombëtares U21

Mesfushori “Young Boys”, Taulant Seferi bëhet pjesë e Kombëtares U21

Pas aprovimit të  Elir Maloku, së shpejti pjesë e Kombëtares U21 do bëhet dhe talenti shqiptaro-maqedonas Taulant Seferi.

Edhe për Seferin, pas kërkesës së vet futbollistit dhe FSHF-së drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në selinë e FIFA-s, është dhënë miratimi që të luajë për përfaqësuesen kuqezi.

I lindur në Kumanovë më 15 nëntor 1996, Taulant Seferi e nisi karrierën te Rabotniçki, para se të transferohej në Zvicër tek Young Boys, fillimisht me të rinjtë dhe këtë sezon në ekipin e parë.

Ai është mesfushor i majtë.

U21 do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për kualifikueset e Europianit më 12 qershor, në orën 20:00, ndaj Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”.