Ballina Sport Messi thyen rekord: Pas kontratës që nënshkruan, i pari në histori me...

Messi thyen rekord: Pas kontratës që nënshkruan, i pari në histori me mbi 100 milionë euro në sezon

Pas kontratës së re që nënshkroi në fund të vitit të kaluar, Messi pritet të fitojë mbi 100 milionë në sezon.

Thyerja e rekordeve ka qenë gjithmonë objektivi i Lionel Messit, por numri 10 “blaugrana” këtë radhë është i pari edhe jashtë fushës së blertë.

Sipas Football Leaks, për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar, duke iu referuar pikërisht Messit, do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në sezon. Shifrat e Football Leaks zbërthehen si më poshtë:

“Argjentinasi do të ketë një pagë 71 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa 63.5 milionë i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të rinovimit të kontratës”.

Por nuk mbyllet me kaq, sepse në qershor të vitit 2021 për besnikërinë ndaj klubit do të përfitojë një tjetër shumë dhe në total shifra që do të arkëtojë Messi për katër sezonet e ardhshme (përfshihet edhe ky aktuali) do të jetë 417.5 milionë euro.

LEXO EDHE:  UEFA na zbulon 3 kandidatët e zgjedhur për çmimin "lojtari i vitit", ja emrat e tyre

Messi mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e thellë të Barcelonës kundër Celta Vigos, 5:0.

Me këto dy gola, Messi ka shkuar në 529 finalizime në 610 paraqitje për katalunasit, shifra me të vërtetë magjike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook