Ballina Sport Milani godet sërish në merkato, merr mesfushorin zbulim të këtij sezoni

Milani godet sërish në merkato, merr mesfushorin zbulim të këtij sezoni

Milan realizon goditjen e dytë në merkato, një ditë pas përfundimit të sezonit 2016-2017. Bëhet fjalë për mesfushorin zbulim të këtij sezoni, Franck Kessie.

Mesfushori është futbollisti i dytë që afrohet te Milan, ende pa nisur mirë merkatoja dhe do të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Montellës. Afrimi i parë i kuqezinjve ishte mbrojtësi Musacchio, i ardhur nga Villareal, ndërsa pas Kessie, duket se do të jetë radha e mbrojtësit të zvicerian Ricardo Rodriguez.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për kuqezinjtë. Kessie do të paguhet rreth 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Atalantës do të arkëtohen rreth 28 milionë euro, për realizimin e këtij transferimi.

Duket se kuqezinjtë duan të rikthehen në nivelet e larta dhe  ekipi ka filluar të marrë formë shpejt, pasi Milan do ta fillojë sezonin më herët se të tjerët, për shkak edhe të pjesëmarrjes në turin paraeliminator të Europa League.