Ballina Sport Miqësorja me Izraelin, “shpërthen” Messi: Nuk luajmë kundër njerëzve që vrasin fëmijë

Miqësorja me Izraelin, “shpërthen” Messi: Nuk luajmë kundër njerëzve që vrasin fëmijë

Kombëtarja e Argjentinës pritej të zhvillonte një ndeshje miqësore me Izraelin të shtunën në Jerusalem, por duket se gjithçka është anuluar.

Fillimisht u raportua se kjo ndeshje u anulua nga Federata Argjentinase e Futbollit pasi kishte shumë kërcënime në drejtim të Messit.

Në Barcelonë ku kombëtarja ishte duke zhvilluar stërvitjen palestinezët inskenuan një protestë ku dogjën fanellën me numër 10, pikërisht të Messit.

“Kjo ndeshje është një lajthitje. Është njësoj sikur ne të festonim përvjetorin e pushtimit të Ishujve Malvinas (Falkland). Do të ishte një mungesë respekti për popullin argjentinas,” kishte deklaruar më parë Husni Abdel Wahed, amabasdor i Palestinës në Argjentinë.

Dhuna dhe viktimat e javëve të fundit pas përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Gaza e kanë tensionuar së tepërmi situatën.

Kjo ndeshje ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës, pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë.

Ndërkohë Lionel Messi ka bërë një deklaratë të shkurtër për TyC Sport, ku është shprehur: “Si ambasador i UNICEF, nuk mund të luaj kundër njerëzve që vrasin fëmijët e pafajshëm palestinezë. Ne kishim për ta anuluar ndeshjen sepse jemi njerëz para futbollistëve.” 

Tashmë trajneri Sampaoli duhet të vendosë nëse do t’i vijojë përgatitjet në Barcelonë, apo do të improvizojë një miqësore tjetër para nisjes për në Rusi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook