Ballina Kryesore “Mos e vrisni shpresën e një kombi”, kryebashkiaku i Korçës letër presidentit...

“Mos e vrisni shpresën e një kombi”, kryebashkiaku i Korçës letër presidentit të UEFA-s

Pas zërave të shumtë për një përjashtim të mundshëm të ekipit të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, ka reaguar kryebashkiaku i qytetit të Korçës, Sotiraq Filo.

Duke marr shkas dhe nga protesta e mbajtur sot në Korçë kundër dënimit të mundshëm të Skënderbeut, kryebashkiaku Filo, me anë të një letre të hapur drejtuar presidentit të UEFA-s, Ceferin, ka kërkuar që klubi mos të dënohet.

Në letrën e tij Filo shkruan se Skënderbeu ishte klubi që I hapi rrugë futbollit shqiptarë në Europë dhe është një histori lavdie dhe krenarie, ndërsa lutet që UEFA të mos e vrasë shpresën “shpresën dhe besimin e ringjallur të një kombi të tërë për futbollin”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook