Ballina Sport Ndeshja me Lihtenshtejnin, Tifozat Kuq e zi: Na vjen keq por nuk...

Ndeshja me Lihtenshtejnin, Tifozat Kuq e zi: Na vjen keq por nuk do të jemi në Elbasan Arena

Sot luan Kombëtarja jonë në “Elbasan Arena” kundër Lihtenshtejnit ndërsa një nga grupimet më të mëdha të Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” kanë konfirmuar se nuk do jenë në stadium. 

Nëpërmjetë një postimi në rrjetet sociale “Tifozat Kuq e Zi” shprehen se heqja dorë nuk është aspak e lehtë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, por jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen nëpër stadiumet shqiptare të vazhdoj deri në trajtimin dhe marrjen e masave nga policia e shtetit.

 

POSTIMI
Sot luan Kombëtarja, e kur luan Kombëtarja nuk është ditë e zakonshme. Secili prej nesh, ndjenë shumë dhembshuri dhe keqardhje që ekipit (që për ne është më shumë sesa ekip futbolli) nuk do i jemi pranë si rëndom. Pavarësisht se nuk do të jemi fizikisht aty, me sy, shpirt e mendje jemi në Elbasan.
Vajtja në stadium dhe përkrahja e Kombëtares për ne është vet jeta, dhe heqja dorë nuk është aspak e lehtë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, por jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen nëpër stadiumet shqiptare të vazhdoj deri në trajtimin dhe marrjen e masave nga policia e shtetit.
Djemëve në fushë ju urojmë shumë sukses në ndeshjen e sotme ndaj Lihtenshtajnit. Mos harroni, Tifozat Kuq e Zi kthehen pas tre ditësh më të fortë e më të zëshëm sesa kurrë, na gjeni në shkallët e stadiumit të Strumicës.