Ballina Sport Ndeshja ndaj Maqedonisë, Panucci: Goli i dytë që humbi Sadiku vendosi…

Ndeshja ndaj Maqedonisë, Panucci: Goli i dytë që humbi Sadiku vendosi…

Trajneri Chriatian Panucci ka folur me mediat pas ndeshjeve  me Maqedonisë dhe Lihtenshetjnit ku ka analizuar sfidat. Strategu italian është shprehur se rasti i humbur nga Sadiku kur rezultati ishte 0-1 për Shqipërinë.

 

“Në Maqedoni bëra një zgjedhje Lila-Kukeli sepse kisha frikë nga dëshira dhe vrulli i kundërshtarit, duke hequr dorë nga qarkullimi i topit. Por, nga ana tjetër vura 4 lojtarë përpara: Hyka, Roshi, Sadiku dhe Llullaku. Kisha frikë nga kundërsulmi i Maqedonisë po të humbnim topin. Tani që e njoh më mirë skuadrën, them se sa më shumë cilësi të hedhim në fushë, aq më mirë është. Nëse Sadiku do të shënonte golin e dytë, unë do të isha i zoti. Por, në fund rrezikuam ta humbisnim lojën. Ramë fizikisht dhe Maqedonia rriti ritmin”, u shpreh Panucci.