Ballina Kryesore Nga bari dhish te lojtari më i mirë në botë, historia e...

Nga bari dhish te lojtari më i mirë në botë, historia e pabesueshme e jetës së Luka Modriç

Sot ai është lojtari më i mirë në botë, por prapa tij fshihet një histori shumë interesante dhe prekëse.

Historia e jetës së mesfushorit kroat u prezantua përmes një dokumentari të Pavle Balenovic, që u referohet vieve ’89 dhe ’90.

Dokumentari u bë publik nga BBC ndërsa protagoniste në rrëfim është edhe familja e kroatit.

I persekutuar nga serbët të cilët i vranë gjyshin, nga një bari dhensh, Luka nuk e hoqi kurrë topin nga këmbët.

Në imazhet e shfaqura shihet kontrasti i madh midis dy jetëve të Modriç, ku ai shfaqet duke ndihmuar familjen e tij në kullota me dhi.

Pasi iku nga serbët dhe u vendos në Zardar, Luka u lidh edhe më shumë me topin, dhe meritat për çfarë ka arritur deri më tani i ka trajneri i tij i parë Tomislav Basic, i cili vdiq në 2014.

Ai u rrit me imazhet e idhullit të tij, ish-lojtarin e Milan, Boban, i cili në ceremoninë e djeshme e pranoi se Modriç e kishte kaluar atë dhe shpërtheu në lot, kur ky i fundit nuk harroi ta përshëndeste si idhullin e tij.