Ballina Kryesore Nuk është Ronaldo! Carvajal tregon se kush është lojtari më i mirë...

Nuk është Ronaldo! Carvajal tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave tek Real Madrid

Dani Carvajal ka zgjedhur lojtarin më të mirë në historinë e Real Madridit dhe ai nuk është Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi madrilen ka zgjedhur si idhullin e tij Raul Gonzalesin.

Carvajal mendon se sulmuesi spanjoll është pikërisht lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te “galaktikët”.

“Për mua Rauli është më i madhi në histori që ka përfaqësuar Realin. Ai fitoi gjithçka nga puna dhe ambicia. Për mua ai është flamuri i Real Madridit”, tha mbrojtësi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook