Ballina Personazhe Nuk i mjaftoi humbja, McGregor rrezikon dënimin e rëndë mbas ndeshjes me...

Nuk i mjaftoi humbja, McGregor rrezikon dënimin e rëndë mbas ndeshjes me Khabib

Pas ndeshjes së humbur ndaj Khabib Nurmagomedov, Conor McGregor ka marrë edhe një goditje tjetër.

Irlandezi është pezulluar me një muaj nga eventet e UFC, vendim i cili erdhi pas raportit mjekësor që ai kreu pas dyluftimit.

Kështu, ai nuk do të lejohet të ndeshet deri më 6 nëntor, por problemi i tij më i madh mbetet vendimi që mund të marrë Komisioni i Disiplinës në shtetin e Nevadës, për skenat që ndodhën pas duelit.

Irlandezi u përfshi në një sherr me njërin prej kushërinjve të Khabib Nurmagomedov, ndërkohë që kundërshtari rus po zihej jashtë kafazit me trajnerin e McGregor.