Ballina Sport Partizani, i fundit. Ekipi zhgënjen tifozët deri në vdekje

Partizani, i fundit. Ekipi zhgënjen tifozët deri në vdekje

Ndeshja Skënderbeu-Partizani është një nga ndeshjet më dinamike të futbollit   për shkak të rivalitetit të fortë midis dy ekipeve .

Ndeshja e djeshme ka qënë një nga performancat më të këqija të Partizanit ndonëse edhe më herët ekipi ka mundur të marrë vetëm një pikë në këtë fillim sezoni.Mesa duket Ekipi ka humbur formën e tij të mëparshme duke zhgënjyer tifozat e tij të shumtë

Në Korçë “Të kuqtë” i patën të pakta shanset përballë një Skëndërbeu që ka gjetur forcën të reagojë pas barazimit në Kamëz fundjavën e shkuar.

Nga ana tjetër Skuadra e Ilir Dajës ka krijuar volum dhe raste të shumta që në 45 minutat e para, por goli i avantazhit ka ardhur në pjesën e dytë me anë të sulmuesit të ri të tyre Soue. Pak minuta nga fundi korçarët shënojnë me penallti edhe golin e dytë, falë saktësisë së Sabien Lilajt.

Nga ana tjetër Partizani e sheh veten në shumë vështirësi në këtë fillim të ri nën drejtimin e Moxhit dhe Iulianos në pankinë.

Sikur të mos mjaftonte humbja e  turpshme e këtij ekipi, një inicident tjetër ndodhi pikërisht gjatë ndeshjes mes Skëndërbeut dhe “të kuqve”.

Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, nga ku po ndiqte ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Mësohet se i moshuari i cili ndodhej në tribunën B, ka pësuar një infarkt, prej të cilit ka ndërruar dhe jetë.

Qindra tifozë në shkallët e stadiumit janë shokuar pas kësaj ngjarje të rëndë. 

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook