Ballina Kryesore Penalltitë vendosin fituesin, organizatorët kalojnë në fazën tjetër

Penalltitë vendosin fituesin, organizatorët kalojnë në fazën tjetër

U luajt ditën e sotme ndeshja e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Botërorit mes Rusisë dhe Spanjës në “Luzhniki Stadium”.

Fati i ndeshjes u vendos nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ishte Rusia e cila triumfoi duke kaluar fazën tjetër me rezultatin 4-3 (penallti).

Portieri rus ishte njeriu i ndeshjes pasi priti me këmbë gjuajtjen e Aspas duke i sjellë fitoren dhe kalimit në fazën tjetër organizatorëve të Botërorit.

Golat në 90-minutësh

Në minutën e 40-të pas një prekje të topit me dorë nga Piquet, Rusia fiton një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë Dzyuba gjuan saktë, duke barazuar shifrat në 1-1, pasi më parë kishe shkaktuar autogol Ignashevich.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook