Ballina Kryesore Përfundon Brazil-Meksikë, Neymar dhe Firmino i sigurojnë kombëtares kalimin në fazën tjetër

Përfundon Brazil-Meksikë, Neymar dhe Firmino i sigurojnë kombëtares kalimin në fazën tjetër

U luajt mesditen e sotme ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8 në Kupën e Botës mes Brazilit dhe Meksikës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0, me fitoren e Brazilit.

Ishte Neymar, lojtari që zhbllokoi shifrat në minutën e 51′, i cili dhuroi spektakël duke dribluar dhe njëkohësisht turpëruar kundërshtarin.

Vetëm 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt ishte Firmino, lojtari që dyfishoi rezultatin duke çuar me lehtësi topin në rrjetë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook