Ballina Sport Pogba humb stërvitjen, arsyeja është qesharake

Pogba humb stërvitjen, arsyeja është qesharake

Ylli i Manchester United Paul Pogba, është spikatur për klasin e tij në fushë, por së fundmi është përfolur se është edhe një gjumash.

Mediat angleze kanë zbuluar një ngjarje shumë interesante, që daton më 3 dhjetorin e shkuar.

Pikërisht një ditë pas fitores së Manchester në Emirates Stadium kundër Arsenalit, francezi nuk është parqitur në qendrën stërvitore në Carrington.

Numrit të pafund të thirrjeve telefonike nga klubi, futbollisti nuk i është përgjugjur dhe në këtë pikë i dërguan një punonjës në shtëpi për ta zgjuar.

LEXO EDHE:  Intervista e Pogba: Lë futbollin nëse nuk beson se fiton ndaj këtij ekipi

Dhe pikërisht në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Mourinho lëshoi disa thumbime për futbollistët e tij.

“Stërvitja për ne është si një ditë e zakonshme që të duhet të shkosh në zyrë. Por ka edhe nga ata që nuk duan as të vijnë fare në zyrë”, tha portugezi, duke ju referuar rastit të Pogba.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook