Ballina Sport Premio e “çmendur” e Perez për Real Madrid

Premio e “çmendur” e Perez për Real Madrid

Real Madrid kërkon dopieten e madhe ne këtë edicion, La Ligen e Uefa Champions, dhe për të arritur këtë sukses të madh, Florentino Perez, nuk ka ndërmend që të kursehet.

Bosi i Los Biancos i ka vënë në dispozicion secilit lojtar nga 1.5 milion euro për suksesin e dyfishtë në të dy fronte.

Suksesi i parë i madh në La liga u garantua pak ditë më parë me madrilenet, që më ne fund fituan betejën me Barcelonën dhe Atletiko Madrid, pas 5 vitesh pritje.

Tani vëmendja është e gjitha e përqendruar tek finalja e Cardiff të shtunën në orën 20 e 45, ku përballe është një rival jashtëzakonisht i fortë si Juventus. Los Blankos kërkojnë Championsin e dytë radhazi dhe të 12 ne histori, ndërsa Juventus synon ta fitojë trofeun pas 21 vitesh, për marrë të tretin në total.

Diferencat ne traditën e këtyre dy klubeve në këtë kompeticion janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premiot e klubeve në rast suksesi. Çmimi prej 1.5 milion euro për lojtarë që Perez i ka ka premtuar madrileneve për të fituar trofeun e dytë brenda pak ditëve është plot 3 herë më i lartë sesa ai që do të përfitonin juventinet, nëse realizojnë tripleten e famshme, teksa dy i kanë siguruar: kampionat dhe kupë.

Ndërkohe vete këto dy klube te mëdha do te arkëtojnë shifra vërtet te rëndësishme parash. Juventus ne rast triumfi ne Cardiff, do te arkëtonte plot 111 milionë euro nga marektingu dhe premiot e Uefa, ndërsa Reali ne rast fitoreje, do te siguronte 114 milionë euro.