Ballina Kryesore Publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League, Zidan befason me vendimin...

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League, Zidan befason me vendimin e papritur

Futbolldashësit sidomos në Europë, por edhe në botë, sonte do të ‘gozhdohen’ para televizionit pasi në Kiev do të luhet finalja e “Champions League” mes Real Madrid dhe Liverpool.

Të besuarit e Zidan synojnë triumfin e tretë rradhazi në kompeticionin më prestigjoz europian dhe të 13-n në histori, ndërsa për Liverpool do të ishte trofeu i 6, 13 vite pas finales dramatike kundër Milanit.

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave, ku bie në sy vendimi i Zidan për të lënë në stol Gareth Bale, ndërsa ka zgjedhur Isco-n në vendin e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook