Ballina Sport Real Madrid kërkon me çdo kusht “yllin” e Milanit

Real Madrid kërkon me çdo kusht “yllin” e Milanit


Milani po i kthehet rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit dhe një rol shumë të rëndësishëm në këto ndeshje e ka pasur pikërisht sulmuesi anësor, SusoFernandez. Por, lojtari duket se nuk e shikon të ardhmen e tij në Milano dhe është duke trembur skuadrën kuqezi.

Siç raporton “Gazzeta dello Sport”, drejtuesit e Real Madridit kanë kontaktuar me agjentin e futbollisti, Alesandro Luci dhe janë interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Duket se skuadra e Realit të Madridit ka një avantazh që kërkon ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë. Pra të marri lojtarin Suso për 40 milionë euro, duke qenë se është një klub jashtë Seria A, pikë kjo e parashikuar në klauzolën e largimit të lojtarit. 

Ndërsa kuqezinjtë që besojnë në cilësitë e lojtarit do të mundohen që në fund të sezonit të rishikohen edhe njëherë kushtet e kontratës për të ngritur të paktën deri në 60 milionë euro klauzolën e largimit.