Ballina Sport Reali më i dobët pas largimit të Ronaldos? Ja si përgjigjet Suarez

Reali më i dobët pas largimit të Ronaldos? Ja si përgjigjet Suarez

Luis Suarez ka folur për largimin e Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Gjatë një interviste për “RAC1”, ai theksoi se |Reali pavarësisht largimit të Ronaldos është një skuadër shumë e fortë.

Largimi i Cristiano Ronaldos?

“Largimi i Cristiano Ronaldos? Real Madrid është mbi të gjithë individët, madje edhe pa portugezin, ata mbesin skuadra më e fortë me një trajner shumë të mirë. I konsideroj ata rivalin tonë kryesor si në Spanjë edhe në Europë”, tha ai.

Real Madrid ka fituar tri ndeshje të La Ligas pas largimit të Ronaldos dhe pavarësisht faktit që Juventusi triumfoi në gjitha ndeshjet në Serie A, Ronaldo ende nuk ka shënuar gol për Bianconeri.