Ballina Kryesore Ronaldo e Messi jashtë Botërorit, përcaktohet çerekfinalja e parë e Kupës së...

Ronaldo e Messi jashtë Botërorit, përcaktohet çerekfinalja e parë e Kupës së Botës

Është përcaktuar ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Botës.

Pasi Franca mundi Argjentinën me rezultatin 4-3, ndeshja e mbrëmjes mes Portugalisë dhe Uruguajit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit, duke përcaktuar çiftin e parë çerekfinal të Kupës së Botës, Francë-Uruguai.

Uruguajanët e Suarez dhe Cavanit kanë mposhtur Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe Pepes me rezultatin e ngushtë 2-1.

Ka qenë Cavani në minutën e 7 që shënoi golin e avantazhit për Uruguain, pas një krosi në zonë, duke u zhytur me kokë.

Portugezët arritën të barazonin në fillim të pjesës së dytë, ku Pepe shënon me me kokë, duke barazpeshuar shifrat.

Por vetëm 7 minuta më vonë, do të jetë sërish Cavani, i cili shënon një supergol nga brenda zone.

Minutat në vazhdim portugezët ishin në kërkim të golit të barazimit, por edhe pse krijuan disa raste, rezultati mbeti i pandryshuar.

Botërori kështu humb dy yjet e futbollit botëror, Ronaldon e Messin, skuadrat respektive të të cilëve u eleminuan nga Kupa e Botës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook