Ballina Sport Rrëfimi befasues i mesfushorit të Juventus: Si e trukuam ndeshjen, pasi në...

Rrëfimi befasues i mesfushorit të Juventus: Si e trukuam ndeshjen, pasi në të kundërt do të ishim të vdekur

Mesfushori anësor i Juventus, Douglas  i ka befasuar të gjithë teksa ka rrëfyer një histori interesante të ndodhur gjatë kohës kur luante në Brazil.

Futbollisti brazilian trregon se nëse nuk do të kishte trukuar një ndeshje ndaj Flamengo-s, ai dhe shokët e skuadrës së Gremios, mund të kishin qenë të vdekur.

Sipas 27-vjeçarit, nëse do të fitonin apo barazonin kundër Flamengo-s, rivalët e tyre, Internacional do të shpalleshin skuadra kampione e Brazilit.

Për këtë arsye, drejtuesit e Gremio-s u detyruan që të shtrëmbëronin rezultatin, duke lënë të fitonin Flamengo-n.

“Ishim në fushë me rezervat dhe pas 45 minutave të para kishim shënuar një gol. Kjo pjesë u mbyll 1-1.

Në të dytën erdhi lajmi se Internacionali do të ishte kampion i Brazilit me atë rezultat. Bëmë ndërrime, unë dribloja nga njëra anë te tjetra, por larg portës. Ishte një ndeshje e vështirë të luhej. Ishte e shëmtuar, duhej të luaja për të mos fituar.

Ndeshja u mbyll 2-1 për Flamengon dhe të gjithë ishim të lumtur. A na u tha të humbnim? Normalisht, drejtuesit bëjnë vizita në dhomat e zhveshjes. Flamengo po luftonte për titullin dhe “Maracanà” ishte plot. Na u tha se mund të bënim çfarë të donim, përgjegjësia ishte e jona.

Nëse fitonim, njerëzit do të pushtonin pistën e aeroportit dhe nuk mund të udhëtonim. Tifozët e Gremios do të na vrisnin. Do të ishte një njollë për historinë e Gremios t’i jepnim titullin Internacionalit. Shkoi mirë, por nëse e mundnim Flamengon, do të kishim vdekur”, ka rrëfyer mesfushori i Juventus.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  VIDEO/ E pamë dhe këtë, momenti "dramatik" kur gomari bie nga çatia