Ballina Kryesore Serbët e shajnë në shqip nga nëna, ja si reagon Shaqiri (VIDEO+18)

Serbët e shajnë në shqip nga nëna, ja si reagon Shaqiri (VIDEO+18)

Futbollisti me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri u shpall lojtari i ndeshjes të mërkurën në mbrëmje në sfidën që Liverpool e fitore 4-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezdas.

Në këtë ndeshje Shaqiri dhuroi asist në golin e dytë të ndeshjes të realizuar nga Salah.

Por futbollisti me origjinë shqiptare është fyer dhe është ofenduar keq nga tifozët serbë që ndodheshin në shkallët e Anfield gjatë këtij takimi.

Njëri prej tyre ka publikuar edhe një video u Shaqiri është duke kaluar aty pranë dhe i thërret në gjuhën shqipe dhe e shanë keq nga nëna.

Por Shaqiri si një futbollist profesionist që është nuk ia kanë tërhequr fare vëmendjen se çfarë thonin tifozët dhe ka vazhduar të bëjë në fushë atë që di të bëjë më mirë.