Ballina Sport Sfida e titanëve/ Ronaldo dhe Casemiro mposhtin PSG, Real dhe Liverpooli tashmë...

Sfida e titanëve/ Ronaldo dhe Casemiro mposhtin PSG, Real dhe Liverpooli tashmë në çerekfinale

U luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin “Parc des Princes”, sfida e kthimit e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes PSG-së dhe Real Madridit.

Madrilenët dominuan lojën, të cilët fituan me rezultatin 2-1.

Ronaldo dhe Casemiro shënuan dy golat e fitores së Realit, duke bërë të pavlefshme rrjetën e Cavanit.

Real Madrid kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Në takimin tjetër, në Anfield Liverpooli barazoi (0:0) me Porton dhe falë fitores 5:0 në takimin e parë avancuan më tutje në çerekfinale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook