Ballina Kryesore Shorti i Champions League/ “Dridhet” Interi, ky pritet të jetë “grupi i...

Shorti i Champions League/ “Dridhet” Interi, ky pritet të jetë “grupi i ferrit”

Të enjten, më 30 gusht do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League e cila do të përcaktojë edhe përballjet për sezonin e ri në eventin madhështor të klubeve europiane.

Duke parë skuadrat dhe renditjet e tyre në grupe, mund të ketë shumë kombinime për grupin e vdekjes.

Një kombinim interesant që shorti do të mund të sillte, është një grup me Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool e Inter.

Një kombinim tjetër do të ishte si i pari por vetëm me Barcelonën ose Atleticon në vend të Realit.

Fakti se skuadra si Inter e Valencia janë në vazon e katërt si dhe Liverpool, Schalke e Monaco në vazon e tretë, është e pamundur që të shmanget “grupi i vdekjes”.