Ballina Sport Shqipëri-Lihtenshtejn/ Kapiteni Agolli: Duhet të bëjmë kujdes, nuk na falen më gabimet…

Shqipëri-Lihtenshtejn/ Kapiteni Agolli: Duhet të bëjmë kujdes, nuk na falen më gabimet…

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme si nga ana personale, ashtu edhe ajo ekipore, pasi arritëm një objektiv shumë të rëndësishëm”, ka thënë Agolli për kualifikimin e Karabagut në fazën e grupeve të Champions League. Agolli mungoi në ndeshjen e fundit të kombëtares, ndërsa tashmë, me rikthimin e tij gjen edhe një trajner të ri si Panucci.

“Besoj se të gjithë vijmë këtu për të dhënë më të mirën tonë për skuadrën kombëtare dhe shpresoj ta bëjmë këtë gjë. Duhet t’ia bëjmë punën sa më të lehtë trajnerit të ri, por më e rëndësishmja është të marrim rezultate pozitive në këto dy ndeshje të radhës”, tha më tej Agolli, duke iu referuar kualifikueseve me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë.

Agolli është përzgjedhur kapiten i ekipit kombëtar edhe nga trajneri i ri. Një përgjegjësi më shumë për të, siç shprehet edhe vet lojtari. “Është një detyrë me mjaft përgjegjësi dhe do të mundohem ta bëj më mirë këtë detyrë edhe në këto kualifikuese, siç kam bërë edhe në ndeshjet e tjera”, tha Agolli.

LEXO EDHE:  Votat pro Ruçit/ Ish-deputeti i PD-së: Njihet miqësia që njerëzit e gruas së Bashës, kanë me Gramozin...

Dy përballjet e radhës kanë karakteristika të ndryshme, ajo me Lihtenshtajnin duket e lehtë në letër, ndërsa ajo me Maqedoninë përmban faktin që luhet në një stadium të vogël e të largët, si ai i Strumicës. “E rëndësishme është të mos përsërisim gabimet e së shkuarës. Rasti më i afërt ishte ndeshja me Luksemburgun, për të cilën duhet të reflektojmë dhe të bëjmë më të mirën, si në ditën e parë të stërvitjes, ashtu edhe në ndeshje./tch